Screenshot
Këngëtarja Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit një moment që i riktheu besimin te mirësia e njerëzve.
Përmes një story në “Instagram”, këngëtarja tregoi se kishte humbur kapelen e saj, një kujtim të veçantë nga Zelanda e Re. Ajo zbuloi se persona të panjohur e kishin gjetur dhe, në vend që ta merrnin me vete, e kishin vendosur në një vend të dukshëm, ku kishte qëndruar për disa orë, me shpresën se pronarja do ta gjente.
“Njerëzit e mirë që janë me shumicë në këtë vend (por që nuk flitet shumë) e kanë gjetur dhe e kanë varur këtu, ku ka qëndruar disa orë. Faleminderit shumë”, shkroi Vesa, duke shprehur mirënjohjen e saj.

Me këtë mesazh, këngëtarja vlerësoi gjestin e qytetarëve, duke theksuar se shembujt pozitivë ekzistojnë dhe meritojnë të marrin më shumë vëmendje.