Screenshot
Moderatorja e njohur Bora Zemani ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku u është përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të ndryshme.
Mes mesazheve pozitive, një koment i tërhoqi veçanërisht vëmendjen. Një ndjekës e pyeti: “Pse je kaq mendjemadhe dhe kaq fallco? Këtu bën si e mirë, por ata që të njohin thonë se je shumë mendjemadhe.”
Bora vendosi të mos e zgjasë debatin dhe iu përgjigj me qetësi e dozë humori. “Ata e dinë më mirë, gjithmonë”, shkroi moderatorja, duke e shoqëruar reagimin me një emoji që qesh me lot.

Përgjigjja e saj u komentua nga ndjekësit, ndërsa moderatorja tregoi edhe një herë se preferon t’u përgjigjet kritikave me ironi, pa u përfshirë në polemika.