Gjesti feston ditëlindjen dhe urimet nga miqtë e tij të afërt nuk kanë munguar. Mes tyre ishte edhe DJ Gimbo, i cili i dedikoi një InstaStory plot dashuri dhe respekt artistit.
Në foton e publikuar në rrjetet sociale, dyshja shfaqen duke kaluar kohë së bashku në një atmosferë relaksi, ndërsa DJ Gimbo ka shkruar një mesazh emocionues për Gjestin.
“Urime ditëlindja o biri jem, festofsh gjithmonë, paç sukses gjithmonë, të don Gimbo shumë”, shkroi ai, duke e etiketuar artistin në postim.
Urimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar raportin e afërt mes tyre dhe faktin që Gjesti vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në rrjet.
