Screenshot
Në llogarinë zyrtare të Rogerit në Instagram është publikuar një reagim i gjatë, ku pretendohet se videoja që po qarkullon është e prerë dhe e nxjerrë jashtë kontekstit. Sipas familjarëve të tij, në pamjet e plota shihet se i pari që ka përmendur familjen në debat ka qenë Mateo, ndërsa ndaj Rogerit po bëhet një “linçim” i padrejtë në rrjet.
“Meqenëse na janë indinjuar PSEUDOVIP-at e shitur, ja ku e keni videon e plotë ku tregohet qartë që i pari që i ka përmendur familjen në mënyrë tendencioze Rogertit ka qenë MATEO. Boll bëtë viktimën në rrjet me callcenterat dhe shoqërinë me pagesë duke nxjerrë vetëm videon e prerë ku flet Rogerti. Kur të përballoni dot Rogertin, mos u kruani për të marrë vëmendje se e ka lojën e rëndë.”
Në fund të reagimit shtohet edhe një tjetër mesazh:
“Ne kemi njerëz të vërtetë që na mbështesin, jo ‘llogari të rreme’.”
Me këtë deklaratë, duket se familjarët e Rogerit po përpiqen të ndryshojnë narrativën që po qarkullon në rrjet, duke theksuar se situata është keqinterpretuar. Ndërkohë, përplasja mes dy banorëve vazhdon të ndezë debate të forta jashtë shtëpisë.

Rogerti esht familjar po me ato mostra je jan brenda qe shesin gjithcka per lek turpi i mbuloft
Nuk besoj se do te mare pjese ne cdo big brodher nje oerson kaq negativ se ky Rogerti
Mendoj se ky person duhet te jete rritur keq qe i vogel dhe do ti jene ngelur shume pasoja negative nga femirija Topit po i prish pune