Screenshot
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave të Prokurorisë së Tiranës për evazion të dyshuar fiskal. Shuma për të cilën bëhet fjalë është 6 milionë lekë të reja, ose 60 milionë lekë të vjetra.
Myrtezaj mohon të ketë fshehur të ardhura. Sipas saj, gjatë më shumë se një dekade në muzikë, ajo ka deklaruar dhe faturuar çdo të ardhur nga veprimtaria artistike. Këto të ardhura, thotë këngëtarja, mund të gjurmohen lehtësisht përmes sistemit bankar.
“Ditet e fundit, ne rrjetet sociale dhe ne media jane perhapur lajme per disa akuza te ngritura ndaj meje. akuzat lidhen me mungesen dhe pasaktesite ne dokumentacionin per te ardhurat e mia, te cilat jane verifikuar nga organet tatimore per periudhen 2023-2024”, shkruan ajo.
Artistja ka kundërshtuar edhe mënyrën se si çështja është trajtuar në media, duke deklaruar se publikimet e pasakta kanë cenuar figurën, karrierën dhe familjen e saj.
“Deri me sot kam zgjedhur te hesht. Mjaft me perdorimin e emrit tim per klikime dhe perfitime. Ndaj kujtdo qe shpik ose perhap te paverteta per mua, do te veproj ne rruge ligjore. Do ta bej kete me qetesi dhe vendosmeri, ne mbrojtje te emrit dhe te dinjitetit tim.”
Xhensila Myrtezaj ka paralajmëruar veprime ligjore ndaj personave që përhapin të pavërteta për të, ndërsa ka bërë të ditur se provat do t’ia paraqesë drejtësisë dhe nuk do të komentojë më publikisht mbi çështjen.

