Qerpiket artificialë janë kthyer prej vitesh në një nga trajtimet më të preferuara të bukurisë.
Nga rrjetet sociale te sallonet estetike, “lash extensions” shihen si mënyra perfekte per një pamje më intensive dhe elegante pa perdorur makeup çdo dite.
Por ekspertët po japin gjithnjë e më shumë alarmin per rreziqet q mund të sjellë perdorimi i tyre, sidomos kur aplikohen në kushte jo higjienike ose me produkte me cilësi të dobët.
Sipas specialisteve, lëkura rreth syve eshtë një nga zonat më të ndjeshme të trupit dhe disa ngjitës të përdorur për qerpiket mund të shkaktojnë irritim, skuaje, enjtje, reaksione alergjike apo edhe infeksione të syrit.
Në disa raste, perdorimi i vazhdueshem mund te dobesoje qerpiket natyralë dhe të demtoje folikulat e tyre, duke çuar deri ne renie të qerpikeve.
Mjeket okulistë paralajmërojnë gjithashtu se higjiena e dobët dhe pesha e tepert e qerpikeve artificialë mund të krijojnë stres të vazhdueshëm mbi qerpiket natyralë dhe zonën e syrit.