Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, tek zona e Skanerit.
Fillimisht policia bëri me dije se i aksidentuari pësoi vetëm dëmtime të lehta, por disa orë pas aksidentit, ai humbi jetën në spital.
Mjeti tip kamion me drejtues Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues ne Berat, ka aksidentuar shtetasin kembesor Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues ne Kosovë, shofer kamioni.
I aksidentuari u dërgua në spital ku dhe humbi jetën.
Njoftmi i Policisë Durrës:
Port Durrës/Informacion paraprak
Më datë 28.07.2026, në Portin e Durrësit, në sheshin para skanerit, shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se aksidentalisht ka goditur shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë, drejtues i një kamioni tjetër, i cili po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e kamionit të tij për t’u futur në skaner.
Si pasojë e goditjes, shtetasi N. Sh., 62 vjeç, ka humbur jetën.
Shtetasi N. M. u shoqërua në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.