Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec këtë të hënë, 22 qershor.
Bashkëshorti plagos gruan me thikë. Ngjarja ndodhi brenda banesës së tyre në lagjen nr. 4 të qytetit.
Sipas informacioneve, çifti ka pasur një konflikt të çastit, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë.
Burri dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka goditur bashkëshorten, duke i shkaktuar plagë.
E lënduara është transportuar fillimisht në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Ajo pritet të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. E plagosura është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Pogradecit në ambientet e komisariatit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.