Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë plagosur gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë makinën. Për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Si pasojë e aksidentit, të gjashtë të miturit kanë mbetur të lënduar. Paraprakisht raportohet se një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy fëmijë të tjerë kanë thyerje në duar dhe këmbë. Katër të miturit e tjerë kanë marrë dëmtime të ndryshme dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje janë nisur me urgjencë gjashtë autoambulanca, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve apo dinamikën e saktë të ngjarjes.