Sara Gjordeni ka reaguar në rrjetet sociale pas krahasimeve që i janë bërë me Argjirën, duke treguar hapur se si i përjeton komentet dhe ndryshimet që ndodhin në ekran.
Përmes një “Ask me a question” në Instagram, një ndjekës i shkroi: “Të mërzisin që të krahasojnë me Argjirën? Unë personalisht mendoj që ti ke më shumë “grintë”.”
Sara vendosi të përgjigjej pa drama, por me një reflektim të gjatë për mënyrën se si publiku lidhet me moderatorët dhe figurat televizive. Ajo u shpreh se është normale që njerëzit të kërkojnë figurat me të cilat janë familjarizuar prej kohësh, sidomos kur në një program ndryshojnë moderatorët.
“Opo hiç. I prisja, kështu ndodh me çdo program ku ndërrohen moderatorët. Një kohë të gjatë ri-kërkohet i vjetri, është në natyrën e njeriut të kërkojë gjënë me të cilën është truri më familjar. Është instinkt i pavullnetshëm i lindur me ne”, shkroi Sara.
Në vijim, ajo theksoi se tashmë është distancuar nga komentet dhe opinionet që qarkullojnë në rrjet, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të ndikohet më nga diskutimet online.
“Sa për komentet nuk e di a e keni vënë re sa jam distancuar nga opinionet se nuk më intereson më fare po fare se ç’a flitet”, përfundoi ajo.