Roza Lati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në Instagram, ku ka treguar një surprizë jo të zakonshme.
Moderatorja shfaqet e rrethuar nga buqeta të mëdha me trëndafila të kuq, ndërsa vetë ajo ka zbuluar edhe numrin: 500 trëndafila.
“500 Roses a special gift”, ka shkruar Roza krahas publikimit, duke e cilësuar surprizën si një “dhuratë speciale”.
Screenshot
Në fotografitë e publikuara, Roza pozon mes trëndafilave e veshur me një fustan të bardhë, por pa zbuluar se nga kush i ka ardhur dhurata.
Pikërisht mungesa e një emri ka lënë hapësirë për kureshtje: kush vendosi ta surprizonte me plot 500 trëndafila të kuq?
Postimi ka marrë menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit, ndërsa Roza, të paktën deri në postimin e publikuar, ka zgjedhur ta mbajë mister personin që qëndron pas surprizës.