Sezoni i ri televiziv pritet të sjellë ndryshime të forta në ekranet shqiptare dhe një prej lëvizjeve më interesante vjen nga Top Channel.
Burime për Kryefjala.com konfirmojnë se Iva Tiço do të jetë pjesë e sezonit të ri të programit “Në Shtëpinë Tonë”, ku do të shfaqet krah Alban Musës.
Lëvizja do të sillte një konfigurim të ri për programin e paradites, i cili gjatë sezonit të fundit është drejtuar nga Alban Musa dhe Julka Gramo, me Linda Fishtën pjesë të rëndësishme të formatit në hapësirën e gatimit.
Për Iva Tiçon, Top Channel nuk është një ekran i panjohur. Gazetarja ka qenë më parë opinioniste e “Big Brother VIP Fan Club”, ndërsa ndër vite ka qenë e ftuar në disa prej programeve të televizionit.
Top Channel nuk e ka njoftuar ende zyrtarisht këtë ndryshim në faqen e programit, ndaj detajet e formulës së re dhe rolet e pjesëtarëve të tjerë pritet të bëhen të qarta me prezantimin e sezonit.
Lëvizja e Iva Tiços është një tjetër sinjal se merkatoja televizive e këtij viti do të sjellë surpriza, me ndryshime në emisione, moderatorë dhe formula programacioni.