Arrestohet biznesmeni i njohur Orest Sota në kuadër të një operacioni të SPAK.
Është shpallur në kërkim edhe pronari i makinave”Top Seven”, Orges Birçaj.
Dyshohet për vepër penale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Kujtojmë se, SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.