Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë.
Automjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga Sejfulla Myftari, i njohur me emrin artistik “Cekja”, është përplasur me një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian.
Përplasja ka qenë jo frontale, duke shmangur dëmtimet fizike. Si aktori i humorit, ashtu edhe drejtuesi tjetër i mjetit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.


Policia Rrugore e Gjirokastrës ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.