Pas aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Durrës–Tiranë, ku humbi jetën shoferi i autobusit të linjës Berat–Tiranë, miqtë dhe të afërmit e tij kanë nisur ta kujtojnë në rrjetet sociale me video dhe momente nga përditshmëria e tij.
Në një prej videove që po qarkullon e shoqëruar me mbishkrimin: “I paharruar do ngelesh gjithmon vlla zoti te deshti pran vetes”. Pamjet kanë prekur shumë qytetarë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen dhe kanë lënë dhjetëra komente emocionuese.

36-vjeçari humbi jetën pas aksidentit të rëndë që ndodhi në hyrje të Tiranës, ndërsa autobusi me pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys. Sipas të dhënave zyrtare, nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 15 pasagjerë, ndërsa një fëmijë, i cili fillimisht u raportua pa shenja jete, u rikthye në jetë falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve. Shkaqet e aksidentit vijojnë të hetohen nga autoritetet.