Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Golem ku një makinë me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç është përplasur me një motor me të cilin lëviznin dy persona. Për rrjedhojë ka humbur jetën njëri prej dy personave që qarkullonin me motor, bëhet fjalë për një 17-vjeçar, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë 28-vjeçari që lëvizte me të miturin.
Paraprakisht bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem, ku një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, thuhet se përplasur me një motomjet në të cilin qarkullonin dy persona.
Mësohet se pas përplasjes së fortë të ndodhur mes dy mjeteve, kanë mbetur të plagosur rëndë dy personat që udhëtonin me motor, të cilët thuhet se janë nisur me urgjencë për në spitalin e Shkodrës. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 17-vjeçari nuk ia ka dalë dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa 28-vjeçari, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga aksidenti i sotëm thuhet se po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është vënë menjëherë në pranga shoferi i makinës, 50 vjeçari, i cili pritet që të japë dëshminë e tij në lidhje me aksidentin. Ndërsa bëhet me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas.
Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28 vjeç, po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.