Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Balldren të Lezhës, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri.
Viktimat e këtij atentati janë një çift bashkëshortësh, përkatësisht Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë gjetur të pajetë brenda automjetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij kanë qenë duke lëvizur në aksin Balldre-Torovicë, kur autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit Audi Q7.
Në vitin 2017, ai ishte arrestuar së bashku me vëllain e tij, Lin Mujeci, pasi dyshoheshin si autorë të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Aktualisht, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.