Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një atentati me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në zonë. Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet se ka marrë një plumb në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët. Menjëherë pas raportimit të të shtënave, efektivë të shumtë kanë mbërritur në vendngjarje.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se grupi hetimor po punon për grumbullimin e provave, këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia lidhur me detajet e ngjarjes.