Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin me armë zjarri të regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Gjashës, në Sarandë, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili, pronar i një pike karburanti në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, Ismaili është qëlluar pranë karburantit në pronësi të tij dhe ka marrë një plumb në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e këtij ekzekutimi.
Viktima ishte dhe kreu i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.