Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Ksamil ku turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes u vra me thikë në Ksamil, Policia po zhvillon një operacion kërkimi në Vorë dhe Kukës për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principotes’, Bekim Bulica. Autoritetet po zhvillojnë kontrolle në Vorë, Kukës si dhe në disa zonë në Tiranë, ku dyshohet se fshihen David Gjana allias Heurteven dhe Bekim Bulica. Të dy u shpallën në kërkim pas ngjarjes ë rëndë që tronditi opinionin publik.
Nnjë ditë më parë u zbulua dhe identiteti i autorit të dytë i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez. Bëhet fjalë pikërisht për David Gjanën i cili figuron me dy mbiemra (Heurtevent). Ky i fundit ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi është dhunuar edhe nga pjesëtarët e tjerë të stafit, ka qenë Sokrat Vata nga Hasi që e ka tërhequr të riun duke e nxjerrë jashtë ambientit clubit të natës brenda Principotesit, “La Guerre”.
Turistin portugez e ka dërguar deri te shezlongët e beach bari-t aty pranë, “Paradise”, ku edhe e ka goditur me thikë për vdekje. David Gjana rezulton se është lidhje e afërt familjare e Bekim Bulicës, pronarit të Principotes, i shpallur gjithashtu në kërkim. Gjana akuzohet për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë Bekim Bulica pronari i ‘Principotes’ është shpallur në kërkim lidhur me vrasjen, pasi nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar me qëllim shmangien e hetimit.
Policia po vijon kërkimet ndërsa dydhimet janë se dyshja mund të jenë larguar tashmë edhe në territorin e Kosovës. Lidhur me vrasjen janë arrestuar 11 persona, mes tyre autori Sokrat Vata, kamarierë të ‘Principotes’ dhe truproja.