Publikimi i një videoje ku shihen disa të mitura duke ushtruar dhunë fizike ndaj një bashkëmoshatareje ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Pamjet, të shpërndara fillimisht nga JOQ, tregojnë një episod të rëndë dhune, ku një vajzë goditet dhe tërhiqet zvarrë nga flokët, ndërsa një tjetër filmon të gjithë ngjarjen.
Pas përhapjes së videos, ka reaguar gazetarja Jonida Mukja, e cila ka bërë thirrje që materiali të mos shpërndahet më, duke sqaruar se ngjarja nuk është e fundit.
Sipas saj, videoja është regjistruar më shumë se një muaj më parë dhe vajzat e përfshira janë aktualisht nën trajtim nga strukturat përkatëse, pasi vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
“Njerëz, kjo video është shumë e vjetër! Vajzat janë duke u trajtuar prej kohësh nga qendrat spitalore për të mitur, sepse vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Interesohuni pak përpara se të shpërndani dhe të risillni video të tilla vetëm për klikime”, shkruan Mukja në reagimin e saj.

Në një bisedë të publikuar prej saj, pretendohet se njëra nga vajzat ndodhet në spital, ndërsa të tjerat janë marrë në trajtim me masa të ndryshme. Gjithashtu, thuhet se janë ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore dhe sociale dhe se po zhvillohen procedime ndaj personave që vijojnë të rishpërndajnë videon që përfshin të mitur.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimin për dhunën mes të miturve,.