Screenshot
Ajo nuk e zgjodhi këtë betejë…
Nuk zgjodhi dhimbjen, spitalet, kimioterapitë dhe netët pa shpresë.
Por çdo ditë, Pranvera zgjedh të luftojë për jetën.
Vetëm 30 vjeçe, Pranvera Mollaj po përballet me një nga sfidat më të vështira që mund t’i bjerë një njeriu: leuceminë akute (AML). Që nga tetori i vitit 2025, jeta e saj është kthyer në një luftë të pandërprerë mes jetës dhe vdekjes.
Muaj të tërë trajtimesh intensive, dhimbje dhe sakrifica nuk kanë mjaftuar. Mjekët kanë konfirmuar se trupi i saj nuk po e përballon më kimioterapinë dhe tashmë e vetmja shpresë për ta mbajtur në jetë është një transplant urgjent i palcës së kockës.
Sot, Pranvera ndodhet në Arabinë Saudite në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ajo nuk mund të transportohet në një tjetër shtet, pasi çdo komplikacion mund t’i kushtojë jetën. Niveli kritik i trombociteve e bën situatën tepër të rrezikshme.
Kostoja e trajtimit dhe transplantit arrin rreth 450 mijë dollarë, një shumë e papërballueshme për familjen e saj. Sigurimi shëndetësor nuk mbulon më shpenzimet dhe tani shpresa e vetme mbeten zemrat e njerëzve.
Pranvera ka ende ëndrra, familje, njerëz që e presin dhe një jetë të tërë përpara. Ajo meriton një shans për të jetuar.
Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën. Edhe nëse nuk keni mundësi të ndihmoni financiarisht, ju lutemi shpërndajeni këtë apel. Ndoshta pikërisht shpërndarja juaj mund të arrijë tek dikush që mund t’i japë Pranverës shpresën për të jetuar.
Le të bëhemi bashkë edhe një herë për të shpëtuar një jetë. ❤️