Screenshot
Tirana po numëron orët për një nga koncertet më të shumëpritura të momentit. Nesër, më 15 maj, sheshi “Skënderbej” do të kthehet në qendrën e muzikës dhe spektaklit me “Supernova”, koncertin madhështor të Dafina Zeqirit që pritet të mbledhë mijëra fansa.
Artistja ka premtuar një natë plot energji, performanca live dhe surpriza speciale, ndërsa në skenë do t’i bashkohen edhe emra të njohur si Ricky Rich, 2 Ton, BM, Marin, Bay T, Emra Brah, Rilind Alimani dhe Matolale.
Atmosfera në rrjetet sociale është ndezur prej ditësh, me fansat që mezi presin të shohin nga afër spektaklin e shumëpërfolur “Supernova”. Koncerti pritet të sjellë një kombinim unik të muzikës, ritmit dhe emocioneve, duke e kthyer zemrën e Tiranës në një arenë gjigante festive.
Dafina Zeqiri ka publikuar edhe posterin zyrtar të eventit me pyetjen “ARE YOU READY?”, ndërsa përgjigjja e publikut duket se është vetëm një: po!
