Vetëm pak javë pasi përfundoi rrugëtimin e tij të suksesshëm si finalist në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”, Armir Shahini, i njohur gjerësisht si Miri i grupit ikonik “West Side Family”, duket se mund të bëhet pjesë e një tjetër formati televiziv.
Shkak për këto aludime është bërë një postim i fundit i aktorit dhe producentit Ermal Mamaqi, i cili ka trazuar rrjetin.
Ermali ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi krah Mirit, duke e shoqëruar me një pyetje mjaft ngacmuese për ndjekësit: “Si mendoni, ku do ishte Miri më i miri?”

Kjo frazë ka mjaftuar që ndjekësit të vërshojnë në komente, duke hedhur dyshimet se këngëtari mund t’i bashkohet garës së “Ferma VIP 3”, sidomos në këtë moment kur ngjarjet brenda formatit janë në kulmin e tyre.
A është ky një paralajmërim zyrtar për një hyrje të re bombastike në spektaklin e nesërm, apo thjesht një lojë fjalësh nga dyshja? Kjo mbetet për t’u zbuluar në orët në vijim.