Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Urës së Vashës, në Klos, ku 37-vjeçari Erkin Lika humbi jetën pasi ra në lumin Mat.
Lika, anëtar i grupit shqiptar të kërkim-shpëtimit, u rrëzua teksa ndodhej pranë shkëmbinjve në zonën e Urës së Vashës.
Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari ishte së bashku me grupin, ndërsa dyshohet se rrëshqiti nga shkëmbinjtë në momentin kur po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë e më pas në lumin Mat.
Në vendngjarje ndodhen forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa për nxjerrjen e trupit është kërkuar ndihma e ekipeve të specializuara nga Kosova, për shkak të terrenit tepër të vështirë.
Aktualisht vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Erkin Likës.