Screenshot
Rezarta Shkurta ka reaguar me humor ndaj një komenti që ka marrë në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive nga pushimet me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha.
Në një prej fotove, çifti shfaqet pranë detit, ndërsa Ermali ka vendosur dorën mbi të pasmet e Rezartës. Pikërisht kjo pamje duket se ka nxitur një ndjekëse t’i shkruajë këngëtares:
Screenshot
“Burri tradicional si të lë kështu?”
Rezarta nuk e ka lënë komentin pa përgjigje dhe ka zgjedhur ta trajtojë me ironi.
“Si t’ia shpjegoj kësaj ndjekëseje që burri im nuk është tradicional? Madje jemi të dy të çmendur, prandaj edhe jemi bashkë!”, shkruan ajo.
Por reagimi i saj nuk është ndalur me kaq. Rezarta ka bërë të qartë se mënyra se si ajo dhe bashkëshorti zgjedhin të shfaqen në rrjetet sociale është pjesë e karakterit dhe marrëdhënies së tyre.
“Nëse doni postime tradicionale, mos më ndiqni, se ne jemi duke u rritur e duke lajthitur”, ka shtuar ajo.
Në fund, këngëtarja e ka mbyllur reagimin po me humor, duke treguar se nuk shqetësohet nga komentet për raportin e saj.
“Lajmi i mirë është që lajthitemi me njëri-tjetrin. Lajmi i keq është që mund të lajthitemi edhe më shumë, prandaj kush shqetësohet, të mos na ndjekë.”

Rezarta dhe Ermali janë prej vitesh një nga çiftet e njohura të showbizit shqiptar dhe duket se, edhe këtë herë, ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet kritikave pa komplekse dhe me humor.