SPAK ka urdhëruar disa kontrolle në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve që po zhvillon për dyshimet mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit.
Një prej tyre është Pëllumb Petriti ish-avokati që falsifikoi pronat për llogari të një biznesmeni.
Kontrolle po ushtrohen edhe te biznesmeni, Redi Struga, raporton news 24. Redi Struga është inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.
Redi Struga është inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.
Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit.
SPAK po heton një skemë të gjerë të tjetërsimit të pronave në Zvërnec, një zonë që ka marrë vëmendje të madhe publike pas miratimit të një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz.
Projekti është lidhur me investitorin amerikan Jared Kushner, dhëndër i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.