Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët e pranishëm.
Sipas të dhënave të para, ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda ambientit të një lokali në lagjen “Banesa”. Si pasojë e të shtënave me armë, ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë.