Egli Tako ka surprizuar Sara Gjordenin me një buqetë të madhe me lule dhe një kartolinë emocionuese, ndërsa kjo e fundit po kalon një periudhë të ndjeshme gjatë shtatzënisë së saj të dytë.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ndau në Instagram dhuratën speciale që kishte marrë nga Egli, duke e falënderuar publikisht me një zemër jeshile dhe fjalët:
“Të duam shumë edhe ne”.

Në kartolinën e shkruar me dorë, Egli i uronte Sarës një shtatzëni të lehtë dhe shumë lumturi për familjen e saj.
Ky moment vjen vetëm pak ditë pasi Sara Gjordeni zbuloi publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e ëmbël ajo e dha në episodin e parë të “She’s On Top”.
Sara ka treguar gjithashtu se kjo shtatzëni nuk po kalon lehtë për të. Në disa postime në rrjetet sociale, ajo ka ndarë momente jo të mira shëndetësore, duke pranuar se po përballet me vështirësi dhe lodhje gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, ish-banorja ka qetësuar ndjekësit duke theksuar se bebushi është mirë.
Postimi i fundit me surprizën nga Egli Tako ka marrë menjëherë vëmendje në rrjet, me ndjekësit që kanë komentuar raportin e afërt mes dy vajzave dhe mbështetjen emocionale në këtë periudhë të rëndësishme për Sarën.