Screenshot
Një procesverbal i Policisë Rrugore, i publikuar në rrjetet sociale, ka ngjallur reagime mes pjesëmarrësve në protestën e mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Sipas dokumentit që po qarkullon online, një automjet me targa italiane është gjobitur me 11 mijë lekë në rrugën “Abdi Toptani”, më 20 qershor. Në procesverbal thuhet se drejtuesi i mjetit është konstatuar duke qarkulluar me shpejtësi të reduktuar dhe me pasagjerë jashtë përmasave të automjetit, pa përdorimin e rripit të sigurimit.

Publikimi është shoqëruar me pretendime se masa administrative është vendosur ndaj qytetarëve të diasporës që kishin ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar protestës. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet dhe debatet lidhur me rastin, ndërsa shumë përdorues kanë kërkuar sqarime mbi rrethanat e vendosjes së gjobës.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me pretendimet e ngritura në rrjet, ndërsa dokumenti i publikuar vijon të shpërndahet gjerësisht në platformat sociale.