Screenshot
Rozana Radi ka tërhequr vëmendjen me një përgjigje ndaj një ndjekëseje, e cila e kritikoi për pamjen dhe ndërhyrjet estetike.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi fotografi nga pushimet e saj në Capri, Itali, ku krahas komplimenteve të shumta është përballur edhe me komente kritike.
“Rroftë kirurgu plastik. Jeni bërë një format të gjitha”, i ka shkruar një ndjekëse, duke iu referuar pamjes së artistes.
Rozana nuk e ka lënë komentin pa përgjigje. Ajo ka rikthyer në vëmendje edhe një koment të së njëjtës ndjekëse të bërë rreth gjashtë vite më parë, duke lënë të kuptohet se kritikat ndaj saj nuk janë diçka e re.
Artistja më pas i është drejtuar duke i sugjeruar që, në vend që të harxhojë kohën duke e kritikuar atë, ta përdorë për t’i bërë një kompliment një gruaje që, sipas saj, e meriton më shumë vëmendjen.
Replika e Rozanës vjen pas publikimit të fotove të reja nga pushimet, me këngëtaren që ka zgjedhur t’i përgjigjet drejtpërdrejt komentit për pamjen e saj.
