Pas videos së publikuar së fundmi, ku Rizarta Hoxha shfaqet duke u puthur me një djalë, ka ardhur edhe reagimi i saj.
Rizarta ka komentuar publikisht duke sqaruar se pamjet nuk janë të kohëve të fundit, por janë realizuar më shumë se dy vite më parë.
“Video është më shumë se 2 vite e vjetër. Jeni njerëz mizorë. Një vajzë ka të drejtë të njohë njerëz. Shpresoj t’ju kthehet njësoj gjithë kjo që po bëni!”, shkruan ajo.
Por reagimi i saj nuk është ndalur me kaq. Një ndjekës e ka pyetur edhe për një tjetër episod, duke pretenduar se gjatë qëndrimit në Como ajo ishte parë me një tjetër djalë.
Edhe në këtë rast Rizarta ka dhënë versionin e saj, duke sqaruar se personi që e shoqëronte ishte brand manager i Benian dhe se këtë mund ta vërtetojnë edhe postimet e fotografitë e publikuara në Instagram.
“Po, në Como isha me brand manager të Benian. I ke postimet dhe fotot në Instagram. Keni ndonjë pyetje tjetër, cili djalë është afruar në rrezen time?”, është përgjigjur Rizarta me ironi.
Kështu, pas pikëpyetjeve të ngritura nga videoja, Rizarta vendos të flasë vetë, duke theksuar se puthja i përket së shkuarës dhe është më shumë se dy vite e vjetër, ndërsa kritikon ashpër mënyrën se si po komentohet jeta e saj private.