Reperi i njohur, G-Bani, i cili prej vitesh mban një raport mjaft të lirshëm dhe të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale në llogarinë e tij në Instagram.
Përmes opsionit “Ask me a question”, ai u ka dhënë mundësinë fansave që ta pyesin mbi gjithçka, por një pyetje ngacmuese mbi jetën e tij private ka marrë vëmendjen.
Një nga ndjekësit e ka pyetur reperin mbi arsyen se pse ende nuk ka hedhur hapin e madh drejt altarit:
“Përse nuk martohesh!?”
I njohur për natyrën e tij origjinale dhe batutat e papritura, G-Bani nuk ka zgjedhur të bëjë ndonjë deklaratë të gjatë apo serioze.
Përkundrazi, ai ka kthyer një përgjigje mjaft epike dhe të shkurtër, të shkruar me të njëjtin stil të pyetjes, duke lënë të kuptohet në mënyrë komike se nuk ka asnjë nxitim ose detyrim për këtë pjesë.
Përgjigja e tij që po bën xhiron e rrjetit ishte: “Se nuk kam lekë!!?”
