Screenshot
Një koment që është bërë viral në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të protestave të lidhura me lëvizjen “Flamingo Revolution”.
Një qytetar në Përrenjas ka dalë të protestpjë i vetëm ndërsa videoja bëri xhiron e rrjetit.
Por ajo që ka ndezur debatin në rrjet është një koment i publikuar. Sipas komentuesit, gruaja e protestuesit dyshohet se është larguar nga puna pas angazhimit të bashkëshortit në protestë. Pretendimi nuk është konfirmuar nga institucione zyrtare, por ka shkaktuar reagime të shumta mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të protestës.

Ndërkohë, shumë aktivistët pretendojnë se qytetarët po përballen me presione për shkak të qëndrimeve të tyre publike.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me pretendimin se gruaja e protestuesit është larguar nga puna. Megjithatë, rasti po komentohet gjerësisht në rrjet, duke u kthyer në një tjetër episod të debatit që ka shoqëruar protestat e javëve të fundit.