Leonard Dema, një 23 vjeçar nga Mamurrasi dhe i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos në Itali për tentativë vrasjeje, është plagosur nga agjentët e Forcës Operacionale dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve të Trauma.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kishin marrë informacion për vendndodhjen e këtij shtetasi të shpallur në kërkim dhe kanë organizuar një operacion në aksin rrugor “Mamurras–Laç”.
Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes në një karburant në këtë aks, 23-vjeçari Leonard Dema sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet duke u rrezikuar jetën, kurse personi që e shoqëronte iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë policëve.
Agjentët e Operacionales, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, është bërë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte të kërkuarin dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Komunikata për shtyp e Policisë
Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.
Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.
Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë.