Screenshot
Pas një Prime-i të mbushur me emocione, debate dhe reflektime të forta, publiku ka vendosur që Fabjola të jetë fermerja që lë përfundimisht garën e “Ferma VIP”.
Mbrëmja u shoqërua me diskutime të shumta lidhur me tensionet e krijuara së fundmi në fermë, ndërsa një pjesë e mirë e debatit u fokusua te situatat mes Olës dhe banorëve të tjerë.
Në fund të televotimit, moderatorja komunikoi vendimin e publikut, duke bërë të ditur se ishte Fabjola ajo që duhej të largohej nga formati.
Largimi i saj u shoqërua me emocione, ndërsa para se të dilte nga shtëpia, ajo bëri edhe një deklaratë reflektuese për eksperiencën e saj në fermë.
“Ky format është për njerëz që sjellin gjëra të bukura dhe unë nuk ia dola”, – u shpreh Fabjola.
Fjalët e saj prekën jo pak banorë, të cilët e përshëndetën me përqafime dhe emocione në momentin e largimit.
Dalja e Fabjolës vjen në një moment mjaft të tensionuar për fermën, ku debatet dhe përplasjet e fundit kanë ndryshuar atmosferën mes banorëve dhe kanë sjellë reagime të shumta edhe nga publiku në rrjetet sociale.