Screenshot
Pas shqetësimit që shkaktoi me postimin ku u shfaq me fashë në dorë, Selin Bollati ka vendosur të sqarojë ndjekësit e saj për gjendjen shëndetësore. Në InstaStory-n e fundit, fituesja e “Big Brother VIP Albania” është shfaqur e lodhur dhe ka treguar se arsyeja lidhet me mungesën e vitaminave dhe energjisë së ulët në organizëm.
“Fytyrë e acaruar, trup me mungesë të theksuar të vitaminave, energji 2/10, puna thërret, unë i përgjigjem e keshu…”, shkruan Selini në postimin e saj, duke lënë të kuptohet se periudha e ngarkuar dhe lodhja kanë ndikuar në gjendjen e saj.

Pak ditë më parë, ajo ngriti shqetësim te fansat pasi publikoi një foto me fashë në dorë, duke mos dhënë shumë detaje për atë që po kalonte. Postimi i fundit duket se ka zbuluar më në fund shkakun e gjendjes së saj, ndërsa ndjekësit kanë vijuar t’i dërgojnë mesazhe mbështetjeje dhe urime për rikuperim sa më të shpejtë.