Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu, disa javë pas aksidentit të rëndë që pësoi, ka filluar ta marrë veten.
Ai ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shihet duke dalë për të pirë kafe, duke treguar se po rikuperohet gradualisht pas ngjarjes.
Megjithatë, Vllasaliu ende ka nevojë për paterica për ta ndihmuar në ecje, gjë që tregon se procesi i rikuperimit po vazhdon.
