Screenshot
Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me disa postime që po komentohen shumë nga ndjekësit e saj.
Në një nga InstaStory-t, Oriola është përgjigjur një ndjekësi, i cili e pyeti se çfarë i mungon në karrierë. Modelja publikoi një foto nga një kishë, ndërsa përgjigjja e saj ishte e shkurtër:
“Që të kem sukses në muzikë.”

Ndërkohë, në një tjetër story, një ndjekës e pyeti nëse ka menduar ndonjëherë të bëhet aktore, duke i thënë se i ngjan aktores së famshme Margot Robbie. Oriola nuk e la pa përgjigje këtë koment.
“Filmi do quhet ‘Ça ke qe shef?’”, shkroi ajo me nota humori.

Oriola Marashi vazhdon të jetë një nga modelet shqiptare më të komentuara në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj merr vëmendje të madhe.