Screenshot
Moderatorja, Nevina Shtylla, ka rrëfyer së fundmi disa detaje nga rrugëtimi i saj në televizion gjatë një interviste të dhënë për mediat.
Ajo u shpreh se hyrja në botën e ekranit nuk ishte diçka e planifikuar, por erdhi krejt rastësisht, ndërsa sot numëron plot 11 vite eksperiencë në televizion.
“Nuk e kisha menduar fillimisht që do bëja 11 vite në televizion, ka nisur krejt rastësisht rrugëtimi im. Jam mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më janë dhënë”, është shprehur Nevina.
E pyetur edhe për komentet që e kanë prekur më shumë gjatë karrierës së saj, moderatorja tregoi një mesazh që i ka mbetur në mendje, pasi sipas saj ishte një kompliment i përzier me kritikë.
“Një së fundmi që më shkruan gjys kompliment, gjys koment negativ: ‘Mendoj se je një nga moderatoret më të nënvlerësuara’”, tha ajo.
Megjithatë, Nevina shtoi se nuk e ndjen veten të nënvlerësuar, duke theksuar se i janë besuar dy emisione të rëndësishme në televizion.
“Nuk e mendoj që vlen, se më janë besuar dy emisione”, u shpreh moderatorja.