Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël me vajzën e saj, Poem Blu, e cila duket se po i shijon aq shumë ditët me të atin dhe familjen e tij, sa ka kërkuar t’i zgjasë edhe pak.
Përmes një Instastory, Sara ka publikuar një moment nga videotelefonata me të bijën, duke treguar se Poem duhej të kthehej tek ajo një ditë më parë.
Por vogëlushja kishte një kërkesë tjetër. Ajo e telefonoi të ëmën dhe iu lut që ta lejonte të qëndronte edhe një ditë më shumë.
“Kishte për të ardhur dje tek unë. Më mori në telefon me duart kështu 🙏, duke m’u lutur të rrijë edhe një ditë më shumë, ‘cause Maaa im having so much fun’”, shkruan Sara.
Përgjigjja e saj ishte pozitive, edhe pse duket se vendimi nuk ka qenë edhe aq i lehtë për të si nënë.
“Heavy hearted, I said yes” – “Me zemër të rënduar, thashë po”, shtoi ajo.

Poem po kalon këto ditë me babain e saj, Ledri Vula, ndërsa nga momentet e publikuara në rrjetet sociale duket se vogëlushja po i shijon maksimalisht pushimet dhe kohën me familjen.
Edhe Ledri ka ndarë së fundmi momente pranë së bijës, duke treguar lidhjen e veçantë mes tyre.
Këtë herë, megjithatë, ishte vetë Poem ajo që me një telefonatë dhe një lutje të ëmbël arriti t’i “fitonte” mamit edhe një ditë më shumë pushime.