Screenshot
Modelja ruse Ariana Lirey, e njohur për publikun shqiptar edhe për historinë e saj të dikurshme me reperin Don Xhoni, është shfaqur së fundmi në një moment të ëmbël pranë të birit.
Në fotografinë e publikuar, Ariana shihet në avion me vogëlushin në krahë, duke përcjellë një moment të qetë nga jeta e saj si nënë.
Screenshot
Ariana u bë nënë për herë të parë në vitin 2025, ndërsa më herët kishte kurorëzuar me martesë lidhjen me partnerin e saj rus.
Screenshot
Modelja kishte qenë disa vite më parë në një lidhje të shumëkomentuar me Don Xhonin. Pas ndarjes, dyshja konfirmoi se kishte vazhduar jetën veçmas, ndërsa Ariana tashmë duket e fokusuar te familja dhe kapitulli i saj i ri.