Screenshot
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Armir Shahini, i njohur si Miri i grupit “West Side Family”, ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instagram, të cilin shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj fitueses së edicionit, Selin.
Në videon e publikuar, Miri shkruan:
“Dhelpra kur nuk i kapi rrushtë sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale se nuk është turp! Ps. Tfala nga 006-ta.”
Ndërsa në përshkrimin (caption) e postimit ai shton edhe një tjetër frazë provokuese:
“Who made that b famous 🤫”* (Kush e bëri të famshme atë?).
Screenshot
Edhe pse nuk përmend emra, kombinimi i mesazhit dhe caption-it ka bërë që shumë ndjekës ta lidhin postimin me Selinin, me të cilën Miri pati një nga raportet më të komentuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.
Dyshja u përfshi në debate të shumta gjatë spektaklit, ndërsa një nga momentet që u komentua më së shumti ishte e ashtuquajtura “historia e krevatit”, e cila krijoi tensione mes tyre dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të sezonit.
Edhe pas përfundimit të formatit, raporti mes tyre ka vijuar të mbetet në qendër të vëmendjes, me deklarata dhe mesazhe që shpesh janë interpretuar si thumbime në distancë.
Megjithatë, Miri nuk ka përmendur askënd me emër dhe nuk ka konfirmuar se postimi i referohet Selinit, ndërsa edhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” nuk ka reaguar publikisht deri tani.