Screenshot
Këngëtarja shqiptare Eli Fara ka prekur publikun me një rrëfim të ndjerë për lidhjen e saj me Korçën dhe mungesën e prindërve, gjatë një interviste të dhënë.
Teksa foli për jetën personale dhe projektet muzikore, artistja tregoi se vizitat në qytetin e saj të lindjes janë bërë më të rralla, pasi aty nuk e pret më askush si dikur.
“Tani nuk shkoj shpesh siç kam shkuar sepse më mungojnë prindërit dhe nuk më pret njeri atje. Dera u mbyll, por sidoqoftë kam mall për Korçën, për shoqërinë, sepse dhe shoqëria është larguar. Të paktën kanë mbetur 3-4 njerëz që i njohim. Duam të ecim në ato rrugët që kemi kujtime, në atë shtëpinë ku kam jetuar me ata njrëzit që i kam takuar përditë… Kështu që shkoj nganjëherë.”, u shpreh ajo me emocion.
Eli Fara tregoi se nostalgjia për qytetin mbetet shumë e fortë, sidomos për rrugët ku është rritur, kujtimet e fëmijërisë dhe njerëzit me të cilët ka ndarë vitet më të bukura të jetës.
Megjithatë, këngëtarja tha se vazhdon të ndihet krenare për Korçën, duke vlerësuar kulturën, pastërtinë dhe qytetarinë që e karakterizon.
Përveç rrëfimit emocional, artistja prezantoi edhe këngën e saj më të re “Zënka”, të cilën e publikoi fillimisht në studion e emisionit, pak minuta para lançimit zyrtar në YouTube.
Ajo zbuloi gjithashtu se vera do ta gjejë të angazhuar me koncerte dhe evente të shumta muzikore, ndërsa la të kuptohet se shumë shpejt do të vijë edhe me një tjetër projekt të ri.