Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania me një denoncim, duke pretenduar se Bjordi Tozaj, 18 vjeç, ndaj të cilit sipas tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, vazhdon të dalë rregullisht nga banesa dhe të lëvizë lirshëm në qytetin e Vlorës.
Denoncuesi ka dërguar në redaksi fotografi dhe pamje që, sipas tij, tregojnë të riun në ambiente të ndryshme jashtë banesës. Ai pretendon se personi qarkullon edhe me një BMW X3 me targë AB 824 CE, ndërsa thotë se disponon edhe prova të tjera dhe informacione shtesë për lëvizjet e tij.
Sipas qytetarit, në fotografitë e dërguara pranë Bjordi Tozajt ndodhet edhe vëllai i tij, Valentino Tozaj, i cili ka qenë më parë në qendër të vëmendjes publike pasi u kap duke shkuar në shkollë me armë.
JOQ Albania nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur nëse ndaj Bjordi Tozajt vazhdon të jetë në fuqi masa “arrest në shtëpi” apo nëse ajo ka pësuar ndryshime. Për këtë arsye, rasti po publikohet si një denoncim qytetar dhe u bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të sqarojnë situatën.
Në një periudhë kur ngjarjet me të rinj të përfshirë në dhunë, armë dhe konflikte janë shtuar ndjeshëm, zbatimi i masave të sigurisë është thelbësor për të garantuar sigurinë publike. Po aq i rëndësishëm mbetet edhe roli i familjes në mbikëqyrjen dhe edukimin e fëmijëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për raste që kanë qenë më parë në vëmendjen e autoriteteve dhe opinionit publik.