Kylian Mbappé vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë historinë e Kupës së Botës.
Sulmuesi francez realizoi dy gola në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë, duke e mbyllur Botërorin 2026 me plot 10 gola. Një shifër e tillë nuk ishte arritur në një edicion të Kupës së Botës që nga viti 1970, kur legjenda gjermane Gerd Müller kishte shënuar po aq.
Falë këtij dygolëshi, ylli i Real Madridit ka arritur në kuotën e 22 golave në vetëm 22 ndeshje të luajtura në Botëror, duke kaluar Lionel Messin, i cili numëron 21 gola në këtë kompeticion.
Megjithatë, Messi ka ende mundësinë ta rimarrë rekordin nëse arrin të shënojë në finalen ndaj Spanjës. Për momentin, Mbappé mban vendin e parë në listën e golashënuesve historikë të Kupës së Botës.
Me 10 gola të realizuar në këtë edicion, 27-vjeçari është gjithashtu favoriti kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë i Botërorit 2026.
Edhe pse Franca u mposht 6-4 nga Anglia në sfidën për vendin e tretë, Mbappé spikati me një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mirë në botë.