Këngëtari i njohur Seldi Qalliu ka reaguar ashpër përmes një postimi në InstaStory, teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec.
Artisti ka shpërthyer ndaj kolegëve të tij reperë dhe figurave publike, duke i akuzuar për heshtje në një moment që sipas tij vendi po kalon situatë të rëndë.
“O lepuj reperista që tvrisni nëpër këngët e juaja dhe në jetën reale t’hani k**in, ku jeni o kur*a që s’thatë asgjë për vendin që po ju vidhet apo jeni të shitur për 2 lek të qelbura që mbajnë erë gjak”, shkruan Seldi në reagimin e tij të publikuar në rrjetet sociale.

Reagimi i Seldi Qalliut vjen në ditën e gjashtë të protestave në Tiranë, ku qytetarë, aktivistë dhe figura publike kanë dalë kundër projektit në Zvërnec dhe zhvillimeve politike të ditëve të fundit.