Reperi i njohur Stresi ka rikthyer vëmendjen te raporti i tij me ish-bashkëshorten, Kejsin, pasi ka publikuar një foto të përbashkët në InstaStory.
Në imazh, dyshja shfaqen duke darkuar së bashku, ndërsa postimi shoqërohet me mesazhin: “Ka takime që nuk ndryshojnë të shkuarën, por i japin paqe zemrës.” Krahas fotos, Stresi ka vendosur edhe dy emoji zemrash, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për natyrën e raportit mes tyre.

Marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit ka qenë ndër më të komentuarat në showbizin shqiptar. Ata kanë kaluar periudha ndarjeje dhe afrimi ndër vite, ndërsa më herët vetë reperi ka deklaruar se mes tyre ka ekzistuar edhe një martesë. Edhe pas divorcit, dyshja kanë ruajtur kontakte dhe herë pas here kanë lënë të kuptohet se respekti dhe ndjenjat nuk janë shuar plotësisht.
Kjo nuk është hera e parë që një postim i tyre ngjall aludime për një ribashkim. Edhe më parë, publikime në rrjetet sociale kanë bërë që fansat të spekulojnë se Stresi dhe Kejsi mund t’i kenë dhënë një tjetër shans historisë së tyre, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin si çift.