Screenshot
I riu që shikoni në fotografi është larguar prej më shumë se 24 orësh nga shtëpia e tij në Fier dhe familja ka humbur çdo kontakt me të. Ndaj, ka vendosur të publikojë një fotografi të tij dhe të makinës me të cilën është larguar, duke apeluar shqiptarët për ndihmë.
Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për shtetasin Hegi Gremi, 24 vjeç, me banim në qytetin e Fierit. Familja është me origjinë nga fshati Belinë i këtij qarku, por prej shumë vitesh janë zhvendosur në Fier dhe jetojnë aty.
Nuk dihet nëse i riu është larguar nga shtëpia pas ndonjë mosmarrëveshje në familje, apo udhëtimi i zakonshëm me makinë është shndërruar në një rast rreziku potencial për Hegi Grembin.

Hegi Grembi dhe makina me te cilen eshte larguar nga shtepia
Familja ka publikuar një fotografi të fundit të tij dhe të makinës Audi A7 me targë AB014CD, me të cilën ai ka dalë nga shtëpia dhe prej 24 orësh ka humbur çdo kontakt, raporton newsbomb.al.
Prindërit kanë vënë në dispozicion dhe këtë numër telefoni – 0695233693 – për këdo që mund ta ketë parë djalin e tyre ose mund të dijë diçka rreth fatit të tij, pasi nuk është kthyer më në shtëpi dhe familja nuk ka asnjë kontakt me të.