Screenshot
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka ndarë me ndjekësit një moment nga përditshmëria e saj, duke treguar se gjatë shtatzënisë po i shijojnë shumë turshitë.
Në një Instastory të publikuar vonë në mbrëmje, Juliana shfaqet në kuzhinë, ndërsa në plan të parë duket një kavanoz i madh me turshi. Krahas videos, ajo ka shkruar: “Thank you mama | Edites”, duke lënë të kuptohet se turshitë janë përgatitur nga nëna e mikes së saj.

Nepsi gjatë shtatzënisë është një fenomen i zakonshëm dhe prek shumë gra. Ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në dëshirën për ushqime të caktuara, ndërsa turshitë janë ndër produktet që përmenden shpesh si një nga preferencat më të zakonshme gjatë kësaj periudhe.
Kujtojmë se Juliana Nura konfirmoi pak kohë më parë se është në pritje të binjakëve, një shtatzëni që, sipas deklaratave të saj, është realizuar përmes fertilizimit in vitro me donator anonim.